Dua Lipa e para në listën vjetore të Billboard për “100 artistet më të dëgjuara të vitit”

Mediale Vip

Dua Lipa e para në listën vjetore të Billboard për “100 artistet më të dëgjuara të vitit”

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 21:18
Dua Lipa

Billboard ka publikuar këto ditë listën vjetore për top 100 femrat më mira artiste dhe të dëgjuara gjatë vitit 2020.

Për herë të parë në histori, kjo listë kryesohet nga një shqiptare dhe ajo është Dua Lipa.

Dua ka arritur që të kryesojë listën e “Billboard Hot 100” për 100 artistet më të mira të këtij viti.

Ajo ka lënë prapa në vendin e dytë artisten Megan Thee Stallion, gjersa në vendin e tretë ndodhet Billie Eilish.

Në top 5 janë gjithashtu reperja Doja Cat dhe këngëtarja Maren Morris, që përkatësisht kanë vendin e katërt dhe të pestë.

Ndërkohë dhjetëshja përmbyllet edhe me emrat e njohur si: Lizzo, Taylor Swift, Gabby Barrett, Tones And I dhe Selena Gomez.

Dua Lipa ka qenë pa diskutim një nga artistet femra më të suksesshem sivjet në tregun ndërkombëtar dhe edhe statistikat e fundvitit të nxjerra nga platforma Spotify, zbuluan se ajo ishte dëgjuar plot 3.8 miliardë herë gjatë vitit 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat