Anulohen festat e fundvitit në familjen Kardashian-Jenner për shkak të COVID-19

Mediale Vip

Anulohen festat e fundvitit në familjen Kardashian-Jenner për shkak të COVID-19

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 22:48
Motra Kardashian

Pandemia coronavirus e ka vështirësuar edhe më shumë organizimin e festave të fundvitit.

Një gjë e tillë ka rastisur edhe në familjen Kardashian-Jenner, të cilët kanë si traditë festat e mëdha, shkruan Daily Mail.

Këtë e ka bërë të ditur Khloe Kardashin, përmes një paraqitje të saj në rrjetin social Instagram.

Ajo përmendi shqetësimet e ‘shëndetit dhe sigurisë’ për shtyrjen e ngjarjes për herë të parë në gati 40 vjet për shkak të rritjes së numrit të rasteve të coronavirusit në Kaliforni.

“Ne nuk kemi bërë asgjë. Asnjë fotografi e Krishtlindjes dhe asnjë festë në prag të festave këtë vit. Covid ka marrë përsipër gjithçka”, është shprehur ajo.

Ndërsa familja sapo po rishqyrton ashpërsinë e pandemisë, ata janë kritikuar shumë herë gjatë muajve të fundit për prurjen e miqve dhe familjarëve në rezidencat e tyre. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat