Vrasja e 25-vjeçarit nga polici në Tiranë, reagon ashpër këngëtarja e njohur

Mediale Vip

Vrasja e 25-vjeçarit nga polici në Tiranë, reagon ashpër këngëtarja e njohur

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 17:24
Besa Kokëdhima

Një 25-vjeçar është qëlluar për vdekje në orët e para të mëngjesit të së martës.

25-vjeçari, K.R,  u qëllua me armë zjarri nga polici në zonën e Laprakës në Tiranë.

Raportohet se ai nuk i ishte bindur urdhrit të policisë, madje ishte larguar me vrap dhe ua drejtoi policisë një mjet të fortë, që fillimisht iu duk si armë zjarri.

Ngjarja ndodhi pas mesnatë, ndërsa i riu ka ndërruar jetë në spital.

Rasti me 25-vjeçarin ka nxitur reagime të shumta në publik, mes tyre reagoi edhe këngëtarja Besa Kokëdhima, e cila përmes një postimi e krahason rastin me atë të George Floyd në Amerikë.

Vitet ky djalë fatkeq pasi kish dalë jashtë orarit të lejuar, dhe sepse një polici iu DUK me armë. Skandaloze, therëse, asgjë më pak se Flloyd i Amerikës që ktheu përmbys një vend. #JetaeShqiptarëveVlen”, ka shkruar ajo. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat