Mozzik dhe Getinjo nisën sfidën më të re në Instagram!

Mediale Vip

Mozzik dhe Getinjo nisën sfidën më të re në Instagram!

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 23:46
Mozzik dhe Getinjo

Tre ditë më parë, dy vëllezërit e njohur të showbiz-it, Mozzik dhe Getinjo lançuan këngën e tyre të re të titulluar “El Chapo”.

Kënga është kthyer menjëherë në hit dhe deri tani numëron 2.6 milion klikime në Youtube.

Çfarë tërhoqi vëmendjen gjatë videoklipit të tyre ishte kërcimi i dy djemve, i cili po kthehet edhe në sfidën më të re në Instagram.

Vetë Getinjo ka ndarë një video të fansave, të cilët realizojnë kërcimin e famshëm dhe i fton të gjithë t’i dërgojnë video duke bërë këtë kërcim.

“Sfida “Mushu n’men”- shkruan reperi i cili gjithashtu i vendosi një emër këtij kërcimi. -“Na etiketoni dhe do t’ju ripostojmë”- vazhdon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat