Skerdi shtyn datën e publikimit të këngës së re, shkak ngjarja e fundit në Shqipëri

Mediale Vip

Skerdi shtyn datën e publikimit të këngës së re, shkak ngjarja e fundit në Shqipëri

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 19:46
Skerdi

Skerdi është prekur nga ngjarja e fundit në Shqipëri.

Skerdi Ago ditë më parë kishte paralajmëruar një këngë të re, e cila parashihej të publikohej të shtunën.

Por, edhe pse projekti është i përfunduar, këngëtari ka vendosur që ta shtyjë për një datë tjetër dhe tregoi arsyen.

Me anë të një postimi në Instagram, Skerdi bëri të ditur se situata e fundit në Shqipëri, e bëri atë të ndryshojë datën e këngës së re, ndërsa ngushëllon familjen e Klodian Rashës.

“Kenga “S’te fal” eshte gati dhe do publikohej kete te shtune por per shkak te situates se krijuar ne Shqiperi pas vrasjes se Klodian Rashes, shtyhet per nje date tjeter. Drejtesi per Klodianin dhe ngushellime familjes”, shkruan ai.

Ndryshe, kënga e fundit e Stresit titullohet “Amelia” dhe u prit mirë në publik. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat