Fjolla Morina ka reaguar për rastin e Klodian Rashas.
Vrasja e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga policia ka ngjallur reagime të shumta nga personazhe të ndryshme.
Ky rast ka bërë mjaft bujë të madhe dhe ka ngritur në këmbë mbarë popullin shqiptar.
Së fundmi Fjolla Morina ka reaguar duke publikuar një imazh të Klodianit në Instastory me mesazhin se erdhi koha për drejtësi.
“Koha për drejtësi është tani” shkroi Fjolla duke etiketuar “Jetët e shqiptarëve vlejnë”.
