London dhe Roman; babagjyshët e Krishtlindjes për ata që kanë nevojë!

Mediale Vip

London dhe Roman; babagjyshët e Krishtlindjes për ata që kanë nevojë!

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 11:22
Sara, London dhe Roman

Prej muajsh po jetojmë në kohë aspak normale teksa pandemia ka lënë shenja të thella e dhimbje të mëdha tek një pjesë e mirë e njerëzve.

Ndonëse këto festa fundviti me gjasë të paktën në shpirtin e atyre që virusi u mori njerëz të dashur të zemrës, nuk do të kenë shkëlqimin e festave të kaluara, të paktën dhe shumë e rëndësishme është se fëmijët që fatmirësisht nuk u prekën nga Covid kanë të drejtë të festojnë.

Ndoshta gëzimi dhe ngazëllimi i të vegjëve këtë vit do të jetë shërimi i zemrave të të rriturve ndaj këtë vit më shumë se kurrë vogëlushët meritojnë dhurata. Për ata prindër e gjyshër që nuk kanë mundësi t’u blejnë dhurata këtë fundvit, Sara Hoxha ka menduar tu vijë në ndihmë.

Me rastin e ditëlindjes së djalit të parë të trashëgimtares së Top Media, familja Liço-Hoxha kanë vendosur të dhurojnë dhurata për familjet që nuk kanë mundësi të blejnë dhurata për të vegjlit.

Nëpërmjet një postimi në instagram, mami i London dhe Roman ka njoftuar se këtë fundvit familja e tyre ka shumë dëshirë tu sjellë buzëqeshje vogëlushëve. Sara ka ftuar të gjithë ata që kanë nevojë të shfaqin dëshirën për të marrë dhuratat nga babagjyshët e vegjël London dhe Roman.

Image
Insata
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat