Capital T zbulon detajet e projekteve të reja

Mediale Vip

Capital T zbulon detajet e projekteve të reja

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 11:38
Capital T

Capital T ka zbuluar detajet e projekteve të reja muzikore.

Reperi Capital T po e përmbyll vitin 2020 me shumë suksese, pavarësisht se nuk ishte aktiv me koncerte.

Ai publikoi disa projekte muzikore, të cilat ishin shumë të suksesshme dhe natyrisht edhe albumin “Skulpturë”.

Së fundi, fansat ishin të lirë ta pyesnin atë për çfarëdo që ishin kureshtar në rrjete sociale dhe ai iu përgjigj.

Një prej tyre tha se Capo e ka të gatshëm albumin e ri për vitin 2021 dhe këtë gjë e pohoi reperi.

Ai u pyet edhe nëse do të ketë një bashkëpunim tjetër me 2po2, teksa tha se janë duke punuar në këtë drejtim.

Ndërsa, i pyetur se si do të titullohet kënga e tij e re, ai u përgjigj “Rrafsh”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat