Pasi e befasoi në mesnatë, Genta Ismajli i drejtohet të dashurit: Përjetë të dua ty

Mediale Vip

Pasi e befasoi në mesnatë, Genta Ismajli i drejtohet të dashurit: Përjetë të dua ty

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 14:37
Genta Ismajli dhe Huseyin Usta.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, po vazhdon të shijojë lidhjen e saj me biznesmenin e njohur turk, Huseyin Usta.

Dyshja shfaqen shpesh së bashku në rrjetet sociale, teksa në të shumtën e rasteve nuk mungojnë dedikimet e dashurisë ndaj njëri-tjetrit.

Një gjë e tillë ka ndodhur në imazhin e fundit që këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, ku ka shfaqur befasinë që ka pranuar së fundmi nga i dashuri.

Bëhet fjalë për një fotografi të printuar të çiftit, së bashku me një buqetë me lule dhe dy qirinj të ndezur me një letër dashurie.

“Përjetë të dua ty”, ka qenë mbishkrimi i lënë nga Genta përbri kësaj videoje të publikuar në InstaStory.

Kujtojmë që çifti muaj më parë në një intervistë për “WHO”, u shprehën se vitin e ardhshëm planifikojnë të bëjnë dasmën e tyre.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat