‘Love Story’, kush ia dërgoi Saimirit 3 letrat anonime?

Mediale Vip

‘Love Story’, kush ia dërgoi Saimirit 3 letrat anonime?

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 06:28
Saimiri

Ka nisur mbrëmja e gjashtë e spektaklit të dashurisë, “Love Story” në Tv Klan dhe menjëherë kanë rënë në sy “hyrjet e reja”. Generda, Redona dhe Valentina janë tri vajzat e reja, të cilat këtë javë i kanë nisur secila nga një letër prezantimi Saimirit, por njëkohësisht edhe duke e vënë paksa në lojë atë.

Në tri letrat pa emër, Saimiri u përpoq, nga përmbajtja e tyre, të kuptonte se kush mund të ishte vajza që i kishte shkruar.

Redona “fitoi” edhe një takim privat këtë javë me Saimirin dhe kështu pati mundësinë të fliste pak më gjatë me të. Edhe Saimiri, entuziast nga ky takim, tha se i kishte bërë përshtypje Redona, si vajzë me shumë alegri, me të cilën mund të bisedoje me orë të tëra pa u mërzitur.

Po letrat? Pas pak, ai do të zbulojë nëse i ka gjetur vajzat nga përmbajtja e letrave të tyre. Por, si fillim, ka aluduar se cila nga vajzat mund t’i ketë shkruar.

Generda

I dashur Saimir, besoj e ndjeve kiminë e parë mes nesh. Kishe një shikim të thellë dhe shumë tërheqës. Nuk e di për ty por për mua sytë flasin shumë. Kam ardhur vetëm për ty në Love Story. Për mua je vetëm ti, nuk është një lojë është thjesht dashuri.

Redona

I dashur Saimir, unë jam një vajzë që nuk shprehem me fjalë, por me vepra. Unë besoj tek dashuria dhe për dashurinë bëj gjithçka. S’kam asnjë qëllim tjetër si fama apo pasuria. I vetmi qëllim është zemra jote. Jam këtu sepse hera e parë që të pash në televizor mu fute si sheqer në gjak. Preva biletën dhe erdha.

Valentina

I dashur Saimir, kisha ca kohë që po mendoja për një ndryshim në jetën time. Diçka që do më zgjonte nga rutina e përditshme. Kur të pashë për herë të parë, mendova ky është emocioni që më nevojitet. Unë jam person i sfidave dhe nëse ky udhëtim është në emër të dashurisë unë duhet ta bëj me patjetër. Dua të jem arsyeja e shkëlqimit të syve të tu. Ashtu si dhe ti do jesh arsyeja e shkëlqimit në sytë e mi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat