Ju prezantojmë talentin e vogël Elmedin Hasani, dëgjoni këngën e tij më të re

Mediale Vip

Ju prezantojmë talentin e vogël Elmedin Hasani, dëgjoni këngën e tij më të re

Nga: Maksim Gjokaj Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 15:41
Elmedin Hasani

Ai ka talent muzikën dhe e ka treguar atë që kur na prezantoi këngën e parë "Çka ka zemra", e pa u ndalur deri më sot. Po flasin për djaloshin që është në klasën e gjashtë Elmedin Hasani, i cili ka nisur të pëlqehet dhe të ndiqet mjaft falë zërit të tij, ndërsa mësojmë se është nga fshati Ropicë nga Vushtrria.

Djaloshi me zërin e ëmbël sapo ka prezantuar këngë e tij më të re me titull "Futbolli" që është realizuar nga mjeshtri Burim Krasniqi, dhe është pjesë e xhirimeve festive të Red Media, e ku ai vjen mjaft bukur me interpretimin e tij si një artist i madh, duke pasur mjaft të ardhme e duke qenë një ditë një emër si artistët që ai i dëgjon dhe i don më shumë si: Mahmut Ferhati, Meda dhe Goldi.

Por artisti i vogël ka edhe dy këngë të tjera si projekti muzikor i dytë "Vallja e Rugovës" dhe i treti "Epoka historike" që janë pritur mjaft mirë, e që i gjeni në youtube mjafton të klikoni emrin e tij.

Image
Elmedin Hasani

Elmedini duket se muzikën e ka të trashëguar nga babai, i njohur për pjesëmarrjen e tij në shoqëritë "Hasan Prishtina" dhe "Emin Duraku",  si dhe nëpër dasma dhe gëzime familjare.

Por këngëtari i vogël e simpatik ka marrë pjesë dhe në Top Model Kids, dhe është mjaft i mirë në gjuhën angleze dhe i dashuruar pas natyrës. Mbani mend këtë fëmijë Elmedin Hasani pasi nesër do të jetë një emër i madh i skenës shqiptare.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat