Ramë Lahaj për rastin e Valon Sylës: Me të rrahë në rrugë se mendon ndryshe, është marre e madhe

Mediale Vip

Ramë Lahaj për rastin e Valon Sylës: Me të rrahë në rrugë se mendon ndryshe, është marre e madhe

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 19:22
Ramë Lahaj

Ramë Lahaj ka reaguar pas lajmit për rrahjen e Valon Sylës.

Gazetari dhe analisti, Valon Syla është sulmuar sot (e martë) fizikisht në lagjen Pejton të Prishtinës

Ky rast ka nxitur reagime të shumta, meqë rast edhe shumë prej fytyrave publike e dënojnë sulmin ndaj Sylës.

Tenori i njohur shqiptar, Ramë Lahaj, me anë të një postimi të gjatë, tha se është turp të rrahësh dikë vetëm pse mendon ndryshe, por njëherësh është turp të ofendosh e përçmosh ata që na kanë mbajtë gjallë në ditët më të vështira.

Ai thotë se është me Valonin e çdo viktimë tjetër të dhunës, ndërsa pa Valonin kur ofendon diasporën.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LAHAJT, PA NDËRHYRJE:

“Me t’rreh n’rrugë se mendon ndryshe asht marre e madhe.
Me ja sha tjetrit sofrën, me e ofendu se qysh e sa keq hanë e ku jeton asht ofendim, nençmim e përbuzje e madhe.
Me e sha bukëdhanësin tënd nuk sheh dritë kurrë.
Me i ofendu e përçmu ata që na kanë mbajtë gjallë n’ditët ma t’zeza t’kombit tonë e t’u na ndihmu me u shkollu që plot herë as prindi s’ka mujt me na e financu shkollimin po na e ka financu mixha, daja e halla prej diaspore është analfabetizëm e bukëpërmbysje.
Me Valonin e cdo lloj viktime të dhunës sepse dhuna asht e shëmtueme por pa Valonin kur ma ofendon Nanën e babën, vëllanë e motrën, nipin e mbesen.

Ndryshe, “Për ty atdhe”, titullohet projekti i fundit nga Ramë Lahaj, i publikuar me rastin e 28 Nëntorit. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat