Pas këngës me Mozzik, Taynës i publikohet kënga me artistin e huaj

Mediale Vip

Pas këngës me Mozzik, Taynës i publikohet kënga me artistin e huaj

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 12:07
Tayna

Ky vit ka qenë një nga më të suksesshmit për Taynën, sa i përket aspektit profesional.

Ajo ka publikuar disa hite dhe për asnjë moment nuk është ndalur. Ndërkaq akoma më i suksesshëm pritet të jetë 2021, me sa po shohim e dëgjojmë për të. Disa javë më parë Tayna ka lajmruar se ka gati edhe dy bashkëpunime ndërkombëtare, por ende nuk janë zbuluar emrat.

Për shkak të pandemisë videoklipet e projekteve më të fundit të saj ende nuk janë xhiruar dhe pritet që kjo të ndodh shumë shpejt, por njëri prej këtyre projekteve është zbuluar.

Prej disa ditësh në rrjet po qarkullon një audio e këngës së re të Taynës, e cila nuk është publikuar ende nga vetë ajo. Nuk dihet se si ka dalë nga studio ky regjistrim, por sipas atyre që e kanë publikuar kënga mban titullin “Jena nda” dhe është në bashkëpunim me L’Alegrino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat