Anna është një talent i vërtetë në muzikë dhe Arditi është shumë krenar për këtë

Mediale Vip

Anna është një talent i vërtetë në muzikë dhe Arditi është shumë krenar për këtë

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 10:11
Ardit dhe Anna Gjebrea

Anna Gjebrea duket se po ecën në rrugën e të atit dhe padyshim shumë shpejt do t’i bashkohet botës së artit dhe ekranit. Arditi na ka treguar deri tani se vajza e tij ka shumë talente, por së fundmi sapo na ka dëshmuar se në të ardhmen do të jetë një super këngëtare.

Moderatori ka postuar në rrjete sociale një video duke udhëtuar me makinë së bashku me vajzën. Por gjithë vëmendjen e ka rrëmbyer Anna, e cila dëgjohet duke kënduar këngën që ishte vendosur në sfond. Ajo duket se ka një zë vërtetë shumë të mirë dhe Arditi është më shumë se krenar për këtë gjë.

Ai ka ndarë videon me të gjithë ndjekësit në Instagram dhe ka falenderuar publikisht të bijën për këtë moment.

“Anna Gjebrea faleminderit për këtë moment të artë”, ka shkruar Arditi përkrah videos.

Vetë Arditi vite më parë ka qenë shumë aktiv në muzikë dhe numëron disa hite që vazhdojnë të dëgjohen ende dhe sot. Madje fansat i kërkojnë herë pas here që të sjellë një tjetër version të këngës “Dimëroj”. Ata kanë nisur edhe fushata, pikërisht për këtë gjë, por Arditi ju është përgjigjur prerë se nuk do të ketë një “Dimëroj 2”.

Image
Anna

“Nëse viti 2020 do rregullohej nga kënga Dimëroj, do bëja 3 të tilla e pastaj kam një pyetje: Ç’do të thotë rikthim për ty dhe të gjithë që shkruajnë? Ripunim? Rikëndim? Videoklip? Ajo këngë tashmë e ka kryer misionin e vet dhe mbetet ashtu siç është. Atë mund ta risillni ju, siç ka ardhur kënga Jon nga @iamflorimumajesi dhe @marselacibukaj. Ndërsa një variant 2 i Dimëroj, nuk do ishte kurrë si i pari dhe të siguroj se do zhgënjeheshit nga pritshmëritë tuaja. Ndaj le të kërcejmë “Dimëroj” ashtu siç është, me një urim që viti 2020 të shënojmë fundin e pandemisë”, ju është përgjigjur Gjebrea kërkesës së fansave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat