Motrat Mustafa urojnë Vitin e Ri: Çdo fund është një fillim i ri

Mediale Vip

Motrat Mustafa urojnë Vitin e Ri: Çdo fund është një fillim i ri

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 18:46
Motrat Mustafa

Motrat Mustafa uruan fansat për Vitin e Ri.

Dy artistet e dashura të publikur shqiptar, Sahide dhe Safete Mustafa, vazhdojnë ndër vite të sjellin projekte të reja muzikore.

Këngëtaret, me anë të një postimi në Instagram, kanë uruar Vitin e Ri, duke thënë se ky vit nuk shkoi siç e kishin menduar, por presin që viti 2021 të jetë më i mbarë.

“Çdo fund është një fillim i ri! Ky vit nuk na shkoi ashtu siç e menduam por me shpresë dhe deshirën për vitin e ri urojmë që të jetë një vit sa më i mbarë , me shëndet dhe lumturi për të gjith ju!❤️?”, thuhet në urimin e tyre.

Ndryshe, dy këngëtaret gjatë këtij viti kanë qenë shumë aktive me këngë të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat