Luana Vjollca vendos të bëjë emisionin jashtë për një arsye të veçantë

Mediale Vip

Luana Vjollca vendos të bëjë emisionin jashtë për një arsye të veçantë

Më: 2 janar 2021 Në ora: 07:24
Luana Vjollca

Këtë puntatë të veçantë për 1 janar të “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollca ashtu siç është bërë tashmë traditë ka gjithnjë surpriza për publikun e dashur të emisionit.

Autorja dhe moderatorja ka menduar që për këtë puntatë festive si asnjëherë tjetër skena e emisionit të mos jetë ajo që jemi mësuar të shohim gjithmonë nga ekrani i Top Channel, por një ambjent i ri i kthyer në një shtëpizë të ngrohtë si shtëpizat që kanë qenë në qendër të kryeqytetit që i kanë munguar këtë vit të gjithëve.

Kjo shtëpizë bëri bashkë 8 të ftuar të fushave të ndryshme nga kënga, aktrimi, politika. Në këtë shtëpizë të ngrohtë në dukje, por tepër të ftohtë si periudha e dimrit në të cilën jemi, të ftuarit do të bëhen pjesë e lojërave të ndryshme e padyshim do të ketë muzikë të mirë siç i ka hije festës së “Vitit të Ri 2021”.

Si gjithnjë “Shiko Kush LUAN” di se si të bëj më të bukur mbrëmjen dhe festën e 1 Janarit për të gjithë shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat