Ndahen Jaime Lorente dhe Maria Pedraza, aktorët e njohur nga “La Casa de Papel”

Mediale Vip

Ndahen Jaime Lorente dhe Maria Pedraza, aktorët e njohur nga “La Casa de Papel”

Më: 10 janar 2021 Në ora: 16:19
Jaime Lorente dhe Maria Pedraza

Pas dy vitesh lidhje, dy aktorët spanjollë raportohet se janë ndarë.

Fjala është për Maria Pedraza dhe Jaime Lorente të cilët thuhet se më nuk janë bashkë, sipas vëzhguesve të cilëve asgjë nuk u shpëton.

Të njohur ndërkombëtarisht për rolet e tyre në seritë e Netflix “Elite” dhe “La Casa de Papel”, aktorët ishin ndarë disa javë më parë, siç u theksua nga JustJared, e cila citon mediat spanjolle.

Image

Shenjat e ndarjes?

Dy yjet nuk ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram. Mbi të gjitha, fotot e tyre të përbashkëta janë fshirë nga të gjitha faqet e tyre përkatëse.

Maria Pedraza (24 vjeçe) dhe Jaime Lorente (29 vjeçar) u takuan në vitin 2017 në setin e “La Casa de Papel” dhe lidhja e tyre e dashurisë kishte filluar në 2018.

Në vitin 2019, ata gjithashtu ishin pjesë e dramës “Who Would Wou Take To A Desert Island?”, prodhuar nga Netflix.

Vitin e kaluar, dyshja u fotografuan së bashku në dritaren e shtëpisë së tyre në Madrid, ndërsa duket se e kaluan izolimin me njëri-tjetrin.

Në serialin e popullarizuar “La Casa de Papel”, Jaime është i njohur si Denver dhe Maria në rolin e Alison Parker, vajza e ambasadorit. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat