Hidhen dyshime se Sindi dhe Murati njihen para se të hynin në “Përputhen”

Mediale Vip

Hidhen dyshime se Sindi dhe Murati njihen para se të hynin në “Përputhen”

Më: 12 janar 2021 Në ora: 00:05
Sindi dhe Murati

Sindi dhe Murati së fundmi kishin takimin e tyre.

Ditën e sotme u transmetua takimi mes Muratit dhe Sindit, ku ndodhën mjaft gjëra të bukura.

Një pyetje nga ana e Almendit ishte ajo që ndezi debate në studio, i cili e pyet Sindin nëse e ka njohur më herët Muratin.

Ndërsa Sindi u shpreh se thjesht ka qenë në sallonin e tij por nuk kanë patur kontakte.

Pjesë nga debati:

Almendi: Keni pasur njohje më parë?
Sindi: Më ka bërë një krehje dhe kaq, kam dal nga salloni dhe nuk jemi parë më kurrë. Murati nuk e kam njohur më parë, thjesht kam shkuar një herë për një krehje flokësh, jo se e njoh si karakter. Nuk është një lojë, është thjesht një përshëndetje në sallon.
Murati: Mendoj se nuk ka lidhje fare, po mendoja që të vija këtu para se të njihja Sindin. E kam bërë aplikimin para se të takoja Sindin. Thjesht i kam thënë që mendoj që të marr pjesë.
Ndërkohë, i pyetur në studio nëse e sheh Sindin si një partnere Murati shprehet se: “Ishte takimi ynë i parë, deri tani si pamje më pëlqen.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat