Rikthehet Egzona Gurguri dhe godet me “Öptüm Nefesinden”

Mediale Vip

Rikthehet Egzona Gurguri dhe godet me “Öptüm Nefesinden”

Më: 13 janar 2021 Në ora: 23:55
Egzona Gurguri

A ju kujtohet Egzona Gurguri? Dikur ishte mjaftë e njohur dhe atraktive më botën e muzikës, e pas një pauze, ja ku është sërish.

Këngëtarja nga Kosova, i është rikthyer muzikës me një cover, me super hitin turk “Öptüm Nefesinden” të kënduar nga Mustafa Ceceli&Ekin Uzanlar.

Ky krijim muzikor që është shndërruar në fenomen në industrinë e muzikës turke, vjen në një version unik nga këngëtarja jonë e afirmuar.

Siç kuptojmë, Egzona Gurguri së shpejti vjen me projekte të reja, e madje do të sjell edhe një album muzikor me këngë të përzgjedhura shqipe.

Siç kuptojmë, të gjitha projektet e reja muzikore, këngëtarja do ti postoj në kanalin e saj në Youtube.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat