Dua Lipa tregon se si është një ditë normale në fermën e familjes Hadid!

Mediale Vip

Dua Lipa tregon se si është një ditë normale në fermën e familjes Hadid!

Më: 14 janar 2021 Në ora: 22:37
Familja Hadid

Teksa mundësitë për kalimin e festave të fundvitit ishin shumë të kufizuar për shkak të pandemisë, Dua Lipës iu hapën dyert e një vendi tejet të veçantë: ferma e familjes Hadid.

Për më shumë se një vit, këngëtarja me origjinë shqiptare është në një lidhje me Anwar Hadid, djali model i Yolanda Hadid dhe vëllai i vogël i Gigi dhe Bella Hadid. Rrjedhimisht, Dua ka kaluar shumë kohë gjatë pandemisë me familjen e famshme në arratisjen e tyre në Pensilvani, ku Gigi kaloi pjesën më të madhe të shtatzënisë së saj të parë para se të lindte në shtator 2020.

Por, si është saktësisht jeta atje? Të gjithë kureshtjen na e ka shuar 25-vjeçarja së fundmi në një intervistë për “Rolling Stone”.

“Zgjimi rreth orës 9:00, 9:30, bëjmë dush, vishemi, hamë mëngjes… më pas nxjerrim qenin për shëtitje, ndonjëherë bëjmë yoga, bëjmë drekën, rrimë, shikojmë filma, luajmë me kafshët.”

Gjëra që i bëjmë të gjithë me familjarët tanë. Ok bëjnë dhe disa gjëra më shumë, se neve na mungon një fermë si ajo e Hadidëve në Pensilvani.

E teksa Dua dhe Anwar kanë vendosur të jenë shumë të rezervuar rreth lidhjes së tyre, këngëtarja zbuloi se ajo ndihej shumë mirë dhe e lumtur në marrëdhënien e saj.

“Kur po krijoja albumin e parë, shumë nga ato që po ndodhnin në jetën time kishin të bënin me thyerjen e zemrës,” tha ajo për Rolling Stone. “Këtë herë, unë ndihesha aq e lumtur dhe gjërat po shkonin shumë mirë, sa po mendoja:” Në rregull, unë kam nevojë ta portretizoj këtë ndjenjë ” Nuk e di pse kam menduar që kur je një artist pop dhe bën një këngë të lumtur, papritmas nuk është aspak interesante. Por, këtë herë duhet thjesht të lejoja të merrte çdo gjë rrjedhën e saj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat