Anxhelina Hadërgjonaj zbulon datën e saktë të lansimit të këngës së re “No Drama”

Mediale Vip

Anxhelina Hadërgjonaj zbulon datën e saktë të lansimit të këngës së re “No Drama”

Më: 17 janar 2021 Në ora: 12:11
Anxhelina Hadërgjonaj

Për këtë fillimvit një projekt i ri muzikor do të publikohet së shpejti edhe nga këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj.

Artistja, e cila në dhjetor bëri rikthimin pas një kohe të gjatë, tashmë po vjen me një tjetër këngë.

Ajo përmes rrjeteve sociale ka mbajtur të azhurnuar vazhdimisht fansat, ndërsa përkrahjet nga miqtë dhe të famshmit të huaj nuk kanë munguar.

Image

Së fundmi, grimeri i njohur botëror, Ariel, ka bërë të ditur se “No Drama” lansohet më 29 nëntor dhe se është krenar për sukseset e artistes shqiptare.

“No Drama lansohet këtë muaj, 29 janar. Anxhelina jam shumë krenar për të gjitha sukseset e juaja dhe për atë që je”, ka shkruar Ariel në një postim të ndarë në InstaStory.

Më poshtë ndërkohë ua sjellim një pjesë të këngës së re:

“Precious” në anën tjetër për vetëm një muaj ka grumbulluar mbi 400 mijë klikime në kanalin YouTube. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat