Mozzik me mesazh para zgjedhjeve të 14 shkurtit

Mediale Vip

Mozzik me mesazh para zgjedhjeve të 14 shkurtit

Më: 17 janar 2021 Në ora: 13:04
Mozzik

Dje (e shtunë) janë publikuar të gjitha listat e kandidatëve të partive që do të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Duke qenë se na ndajnë thuajse më pak se një muaj nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, reperi i njohur Mozzik së fundmi ka bërë një shkrim lidhur me këtë.

Në postimin e ndarë në Facebook, Gramoz Aliu (emri i vërtetë) deklaroi se nuk ka rëndësi se kush do të fitojë, por që duhet të ndërtohen institucione me njerëz të ndershëm.

Postimi i plotë

“Aman zaman qe thojme na shqiptarte!

Nuk e di cila parti, cilli politikan/e , cilla qeveri do fitoj zgjedhjet e radhës.

Po mundësonjani popullit tonë fillimisht shëndetsinë, mos i leni mo njerzt me kapercy kufinin për shqetësime të vogla me shku Maqedoni n’sistinë.

Ndërtojeni arsimin , mos i leni studentat me diploma e mastera me bajt smoka n’super marketa.

Ndërtoni institucionet me njerëz të ndershëm

NDËRTOJENI se kurrë ma llugë ska qenë!

I ceka shpejt e shpejt disa tema qe nuk janë e nuk kan qenë kurrë në rregull, se me i cek të gjitha duhet kohë.
Suksese të gjithëve!

Partive,deputetëve së Republikës së Kosovës

Të Dua Kosovë !

” Një burr shteti është ai që mendon për gjeneratat e ardhshme , kurse një politikan është ai që mendon për zgjedhjet e ardhshme ” (e huazuar)”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat