Beltina sjell projektin muzikor “Ma Nale”

Mediale Vip

Beltina sjell projektin muzikor “Ma Nale”

Më: 18 janar 2021 Në ora: 22:28
Beltina

Skenës muzikore vazhdojnë t’i shtohen artistë dhe artiste të reja me mjaft ambicie.

Artistja e re nga Gjakova Beltina Feraj ka publikuar projektin e saj të parë të shoqëruar me videoklip, “Ma Nale”.

Teksti i këngës është shkruar nga Beltina&Diamant Sinanaj, orkestrimi nga Nurteel, ndërsa producent ka qenë Afrim Kolgeci.

Videoklipi i këngës është realizuar nga Time Pictures, derisa për dukjen e këngëtares janë përkujdesur Albina Dyla e Arbër Bytyçi.

Duke qenë projekti i parë, këngëtarja deri më tani ka arritur mjaft sukses me mbi 60 mijë shikime në kanalin Youtube.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat