E papritur! Pas takimit në kinema, Enxhëll vendos të largohet nga ‘Love Story’

Mediale Vip

E papritur! Pas takimit në kinema, Enxhëll vendos të largohet nga ‘Love Story’

Më: 19 janar 2021 Në ora: 06:54
Enxhëll

Nata e 10-të e spektaklit Love Story në TV Klan ka rezervuar mjaft të papritura, teksa Enxhëll është veteliminuar.

Pas transmetimit të takimit të saj me Saimirin në kinema, Enxhëll u shpreh se nuk mundet ta përballojë më situatën dhe se ka vendosur të largohet.

Më tej ajo ka theksuar se çdo gjë po bëhet më e vështirë për të.

“Nga e gjithë kjo eksperiencë deri sonte, unë kam vendosur të veteliminohem sepse nuk mundem ta përballoj dot më.

Kam shumë peshë nga vetja ime, person i familjes gjithashtu, dhe nuk mundem. Po bëhet shumë e vështirë për mua”, u shpreh Enxhëll.

Nga ana tjetër, Saimiri u shpreh se e respekton vendimin e saj, duke i ururar çdo të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat