Emrin e Khai-t e zbuluam! Çfarë kuptimi fshihet pas tij?

Mediale Vip

Emrin e Khai-t e zbuluam! Çfarë kuptimi fshihet pas tij?

Më: 22 janar 2021 Në ora: 16:49
Gigi Hadid dhe Khai

Më në fund emri i vajzës së Zayn Malik dhe Gigi Hadid u zbulua dhe të gjithë jetuan të lumtur përgjithnjë. U deshën 4 muaj që fansat të spekulonin rreth çdo emri të mundshëm dhe asnjëri prej tyre nuk ia qëlloi. Vajza e çiftit më të bukur të botës rozë quhen Khai!

Supermodelja e zbuloi emrin unik në një mënyrë shumë delikate – duke shtuar fjalët “Mamaja e Khai” në bion e saj të Instagramit në 21 janar. Gigi e ndau lajmin e shumëpritur saktësisht katër muaj pasi njoftoi ardhjen e vajzës së tyre në jetë.

Por, çfarë kuptimi ka ky emër?

Fillimisht u tha se vogëlushja e Gigi e mori këtë emër prej gjyshes së saj Khairia Daher Hadid. Babai i Gigi, Mohamed Hadid, shkroi për lidhjen e tyre të ngushtë në një postim pak para ditëlindjes së yllit botëror vitin e kaluar. Ai tha se ishin shumë të lidhura me njëra-tjetrën dhe se supermodelja donte çdo gjë rreth saj.

Teoria tjetër është se emri i mesëm i Bella Hadid është Khair dhe duke qenë se janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën, Gigi i ka vendosur të bijës emrin e tezes.

Dhe teoria tjetër është se Khai mund të përkthehet nga arabishtja si “i zgjedhuri, mbretëria ose fisnikëria”. Sidoqoftë, as Gigi dhe as Zayn nuk kanë komentuar pse zgjodhën këtë emër për të voglën e tyre. Pra, fansat thjesht do të duhet të presin sërish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat