Ish-banori i Big Brother bëhet baba për herë të parë, zbulon emrin e veçantë të vajzës

Mediale Vip

Ish-banori i Big Brother bëhet baba për herë të parë, zbulon emrin e veçantë të vajzës

Më: 25 janar 2021 Në ora: 06:12
Elsamed Senaj, Klaudia

Ish-banori i Big Brother Elsamed Senaj është bërë baba për herë të parë. Partnerja e tij, Klaudia ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën e kanë quajtur Ulfa. Lajmin çifti e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale. Së pari ka qenë Elsamedi që ka ndarë një foto të vogëlushes së porsalindur, vetëm pak minuta pasi ajo kishte ardhur në jetë.

“Sapo Zoti na bekoi me vajzën tonë, Ulfa. Faleminderit Zot për këtë bekim kaq të madh! Faleminderit jeta ime Klaudia për këtë dhuratë kaq të bekuar! 23.01.2021, 21:00. Si baba i ri sapo kam marrë ndjenjën më të bukur në jetën time, bekimin më të madh dhe sytë e mi shikojnë tjetër botë”, -ka shkruar ai, duke bërë tag edhe të bijën, e cila me sa duket është bebi më i ri i Instagramit.

Ndërsa partnerja e Elsamedit, ka ndarë disa orë më pas një foto me bebushen në sallën e lindjes, duke shkruar:

“Ulfa - Përjetësisht bashkë fryma ime! Faleminderit Zot!”

Çifti i ri e dha lajmin e pritjes së ëmbël për ditëlindjen e Elsamedit, duke zbuluar edhe gjininë e bebit, përmes një kutie me tullumbace rozë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat