Zayn bën një tatuazh të ri për të bijën

Mediale Vip

Zayn bën një tatuazh të ri për të bijën

Më: 26 janar 2021 Në ora: 23:58
Zayn

Para disa ditësh, 4 muaj pas ardhjes në jetë të vogëlushes, Gigi Hadid na zbuloi më në fund emrin e saj. Vajza e çiftit më të bukur të botës rozë quhen Khai! Supermodelja e zbuloi emrin unik në një mënyrë shumë delikate – duke shtuar fjalët “Mamaja e Khai” në bion e saj të Instagramit në 21 janar.

Mirëpo këtë emër Gigi e ka zbuluar shumë kohë para se ta bënte publik në bion e Instagramit. Fansat sy shqiponjë kanë vënë re emrin e Khai-t në një foto të publikuar në muajin nëntor, që do të thotë se Gigi e ka zbuluar emrin e vogëlushes shumë muaj më parë. Ndërkohë së fundmi ata kanë vënë re një tjetër detaj shumë të bukur.

Fansat kanë zbuluar se Zayn ka bërë tatuazh emrin e së bijës në fshehtësi të plotë. Sipas tyre këngëtari ka bërë tatuazh emrin e Khait në gjuhën e arabe në pjesën e kyçit të dorës. Fansat e kanë vënë re këtë gjë gjatë një videoje live që Zayn ka bërë në Instagram dhe ata e kanë ruajtur direkt këtë moment.

“Zayn ka tatuazh emrin e vajzës së tij Khai në arabisht!”, ka shkruar dikush në Twitter.

Ish-ylli i One Direction ka tatuazhe të shumta në trupin e tij, duke përfshirë edhe sytë e Gigi-t, të gdhendur në mes të gjoksit. Kjo do të thotë se këtej e tutje Zayn do të mbajë gjithmonë me vete dy vajzat më të rëndësishme në jetën e tij.

Image
“Zayn ka tatuazh emrin e vajzës së tij Khai në arabisht!”
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat