Aurora Ramazzotti rrëfen për prindërit: Kam vuajtur nga ligësia e njerëzve

Mediale Vip

Aurora Ramazzotti rrëfen për prindërit: Kam vuajtur nga ligësia e njerëzve

Më: 27 janar 2021 Në ora: 10:47
Aurora Ramazzotti

Aurora Ramazzotti ka folur nëpërmjet ‘Instagram’ për jetën e saj si vajzë e Michelle Hunziker dhe Eros Ramazzotti. 23-vjeçarja ka zbuluar se është detyruar të ndjekë psikoterapi prej kohësh. “Kur isha adoleshente isha shumë rebele dhe po të mos më ndalonte ime më, e cila ishte e rreptë me mua, mund të bëja çdo gjë. Doja të thyeja rregullat. Sot jam shumë e lumtur dhe falenderuese ndaj mamit që më edukoi mirë”, ka rrëfyer Aurora.

Një nga pyetjet e tjera që fansat i drejtuan ishte edhe ajo për famën e prindërve, si ka ndikuar ai detaj në jetën e saj. “Kam vuajtur nga ligësia dhe falsiteti i njerëzve, por jo nga fama e prindërve. I falenderoj shumë ata që më kanë trashëguar pasionin për t’i bërë gjërat dhe për t’i marrë me optimizëm”, ka rrëfyer më tej Aurora.

Prezantuesja Michelle Hunziker dhe këngëtari Eros Ramazzotti janë çifti më i famshëm i viteve ‘90 në Itali. Ata akoma përfliten edhe sot, pas vitesh të tëra të divorcuar.

Dashuria e tyre ëshët konsideruar gjithmonë si histori përrallash, por nuk zgjati shumë. Çifti u lidh më 1995-ën, u bënë me vajzë më 1996-ën dhe u martuan në 1998-ën. Në 2002-in u ndanë, por divorci u finalizua më 2009-ën. Edhe sot, vite pas ndarjes, ata përfliten akoma për raportin e tyre të dikurshëm, megjithëse i  lidh vetëm vajza.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat