Konkurrenti i ri lëshon flokët, pamja e tij “zhgënjen” vajzat e “Për’puthen”

Mediale Vip

Konkurrenti i ri lëshon flokët, pamja e tij “zhgënjen” vajzat e “Për’puthen”

Më: 29 janar 2021 Në ora: 10:02
Rinian Leka

Pak ditë më parë, në emisionin “Për’puthen” erdhën dy konkurrentë të rinj, Antonela dhe Riniani, që trazuan menjëherë ujërat në program.

Rinian Leka, 33 vjeç, jetonte në Itali dhe ishte rikthyer në Shqipëri prej pak kohësh. Ai tha se kishte pasur një lidhje për një kohë të gjatë dhe se prej më shumë se 1 muaji ishte beqar. Riniani u shpreh se ka krijuar një pëlqim për Melisën dhe Anën, ndërsa Sindin e kishte me pikëpyetje.

Riniani ende nuk ka realizuar një takim me ndonjërën nga vajzat e “Për’puthen”, ndërsa sot i është përgjigjur pyetjeve të vajzave të publikut, që e shohin emisionin nga ekrani.

Dikush i ka kërkuar Rinianit të lëshojë flokët, për ta parë me një tjetër look dhe ai nuk ia ka prishur dëshirën. Mirëpo, pamja e tij ka “zhgënjyer” në njëfarë mënyre vajzat e emisionit, të cilat i kanë sugjeruar t’i mbledhë prap bisht.

Në fakt, flokët e gjatë sigurisht që duan krehje për t’u dukur bukur, ndaj Riniani premtoi se do të vinte një ditë tjetër me look-un e ri.

Epo, mbetet të presim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat