Këngëtarja ka postuar një fotografi me babain e saj.
Kida ka uruar sot (e shtunë), përmes rrjeteve sociale babin e saj me rastin e ditëlindjes.
Këngëtarja ka hyrë në instagram për të postuar një imazh me babain e saj duke uruar atë me fjalët më të mira.
Ajo e quan atë si mashkullin dhe shokun më të mirë në jetën e saj, ku në foton e publikuar, Kida, shihet në moshë të re duke buzëqeshur për kamerën.
“Urime ditëlindja njeriu më i madh për mua. Shoku im i ngushtë dhe mbrojtësi im, të dua”, shkroi Kida krahas fotografisë së ëmbël.