Pas akuzave për tradhti, ç’po ndodh mes J.Lo dhe Alex Rodriguez?

Mediale Vip

Pas akuzave për tradhti, ç’po ndodh mes J.Lo dhe Alex Rodriguez?

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 14:44
Alex Rodriguez, J.Lo

Partneri i Jennifer Lopez, Alex Rodriguez, po përflitet së fundmi për tradhti ndaj partneres së tij me Madison LeCroy, pjesë e një reality-show.

Në epidosin e fundit të show-t, LeCroy u akuzuar nga disa pjesëmarrës të tjerë se ka fjetur me ish-anëtarë të martuar të Major League Baseball , e sipas burimeve, një person i mundshëm është pikërisht Rodriguez.

E gjitha kjo solli reagimin e Madison-it, e cila shprehet se ata të dy kanë komunikuar përmes celularit, por asnjëherë nuk ka patur kontakt fizik mes tyre.

“Alex asnjëherë nuk e ka takuar atë”, shprehet një person i afërt me sportistin, për “People”.

Nga ana tjetër, në një intervistë për “Page Six”, LeCroy thotë se ka biseduar përmes celularit me Alex-in, në telefonata që ajo i cilëson “të pafajshme”, por kurrë nuk janë takuar dhe kurrë nuk ka patur diçka fizike.

“Është thjesht një i njohur”, shtoi ajo.

Po kështu, sqaroi se Rodriguez në asnjë moment nuk e ka tradhtuar të fejuarën e tij me të. Të paktën fizikisht jo!

Por, ç’po ndodh me Alex dhe J.Lo në një kohë kur rrjeti zien nga lajmi i tradhtisë?

Dyshja është parë duke darkuar bashkë dhe s’mundën t’i shpëtonin syrit të paparacëve. Ata dukeshin tepër të qetë dhe komunikimi mes tyre la të kuptohej se lajmet për tradhtinë s’i kishin prishur punë aspak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat