DJ. Adillo sjell projektin e ri, këtë herë me Mira dhe Dj. Jony

Mediale Vip

DJ. Adillo sjell projektin e ri, këtë herë me Mira dhe Dj. Jony

Nga: Maksim Gjokaj Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 13:24
Jony Ai

Jony Ai ka vite që sjell super muzikë dhe projekte mjaft të dëgjuara. Po flasim për artistin shqiptar Dj. Adillo, ku sapo ka ardhur me një tjetër projekt, me coverin "Pash dy sytë".

Këtë herë dj i famshëm që jeton në Hannover të Gjermanisë, por me origjinë është nga Mitrovica, ka zgjedhur dy artistë të tjerë shqiptar si Dj. Jony dhe këngëtaren Mira.

Coveri është punuar mjaft bukur e ka shumë ritëm e ia vlen ta shihni e dëgjoni në kanalin Youtube.

Ndryshe Dj. Adillo ku emri i tij i vërtetë është Adelon Ademi ka shumë hite të punuara nga dora e tij me artistë internacionalë por dhe shqiptarë, e mjafton ta ndiqni atë në instagramin e tij djadillo për të parë punën dhe muzikën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat