Saimiri flet dy ditë para finales: Jam i vendosur se kë do të zgjedh…

Mediale Vip

Saimiri flet dy ditë para finales: Jam i vendosur se kë do të zgjedh…

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 15:19
Saimiri

Vetëm dy ditë na ndajnë nga finalja e madhe e emisionit “Love Story” dhe protagonisti i këtij spektakli, Saimiri ka zbuluar disa të fshehta në një intervistë për “Nuk është karantinë”.

Fillimisht, ai u ndal te pamja fizike duke treguar se është shumë i dhënë pas palestrës.

“Në moshën 7 vjeç kam filluar futbollin. Ndërsa palestrën e kam filluar që në moshën 14-vjeçe. Në Gjermani nuk lejohet që ta fillosh pa mbushur 18, prandaj duhet të vinin prindërit ta firmosnin. Të bëhet si sëmundje sporti, prandaj nuk e lë dot.

Me që nuk kam shumë kohë për shkak të aktiviteteve të mia, përpiqem të bëj 1 orë, 1 orë e gjysmë palestër në ditë”.

Më tej ai ka treguar se nga pamja e jashtme tek një vajzë dallon fytyrën më pas i jep rëndësi formave të tjera.

“Unë jam njëri që nga pamja e jashtme fokusoj fytyrën, sytë, dhëmbët pastaj edhe figura. Por fytyra është shumë e rëndësishme, pasi me atë njëri do të flasësh përdit dhe nëse nuk të tërheq fytyra do ishte dramë”.

Gjithashtu, Saimiri foli edhe për spektalin duke theksuar takimet kanë qenë shumë të vështira, por ai është i vendosur se kë vajzë do të zgjedhë.

“Takimet kanë qenë shumë të vështira dhe shumë të lodhshme në ky aspekt sepse ti nuk je vetëm me atë vajzën si në jetën reale, ku ulesh pi diçka, bisedon. Po në qoftë se të vijnë edhe 20 veta rreth e qarkë, njëri të fokuson, tjetri të bën një pyetje, jo pse, jo dole keq. Është shumë vështirë të krijosh momente intime. Jashtë kamerave nuk takohem me vajzat.

Jam i vendosur se kë do të zgjedhë, por nuk e di vetëm po të ndodhi ndonjë skandal”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat