Çfarë lidhje ka Armina Mevlani me Amar?

Mediale Vip

Çfarë lidhje ka Armina Mevlani me Amar?

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 09:46
Olta Gixhari me Amarin, Armina Mevlani

Në gushtin e vitit që lamë pas, Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë.

Aktorja shqiptare solli në jetë një djalë të cilin e pagëzoi me emrin Amar.

Ndërkohë disa ditë më parë, Gixhari udhëtoi për herë të parë drejjt Shqipërisë pas 1 viti. Dhe menjëherë sapo mbërriti në kryeqytet intervistën e parë ajo e dha për mikeshën e saj, Jonida Maliqin. E ftuar në emisionin “Jonida’s Room”, Olta zbuloi shumë detaje nga jeta e saj e re si nënë. Për herë të parë ajo tregoi se Armina Mevlani ka qenë ajo që zgjodhi emrin Amar për djalin e saj.

“Amar lindi me dy A tek këmbët e vockla, në taban. Postimi parë i Amarit në Instagram, që unë dhashë lajmin që lindi, ka dy A shumë të qarta. Kush ma tha mua emrin? Kam folur me mikeshat e mia dhe ju kam thënë më dërgoni lista ose emra që mendoni dhe një ndër to ishte Armina Mevlani. Armina ndër të tjerë emra, që më ka thënë, nuk më dha shumë emra, 4-5 emra më dha. Ajo ishte shumë tek emrat spanjollë dhe emri i fundit fare ishte Amar. Të nesërmen kthehem prapë po shihja Amar dhe i thashë partnerit tim mua më pëlqen shumë, kam gjithë natën që e mendoj është e çuditshme. U la me aq biseda dhe kalonin ditët e unë mbeta tek ky emër”, rrëfeu Olta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat