Këngëtarja dhe muzikanti italian martohen pas 15 vitesh së bashku

Mediale Vip

Këngëtarja dhe muzikanti italian martohen pas 15 vitesh së bashku

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 06:41
Fiorella Mannoia

Këngëtarja italiane Fiorella Mannoia është martuar së fundmi. Këngëtarja 66-vjeçare ndau një fotografi të dasmës së saj private, me partnerin historik Carlo Di Francesco, 41 vjeç.

Ajo i ka shoqëruar fotot me dy fjalë të thjeshta:

“Pas 15 vjetësh. Epo ... po.”

Këngëtarja dhe muzikanti (profesori i edicionit të 13-të "Amici" në Canale 5) janë bashkë prej 15 vjetësh. Di Francesco, një muzikant dhe producent i cili në të kaluarën ka punuar me artistë të mëdhenj, ka qenë prej kohësh veçse një partner, edhe krahu i djathtë muzikor i Mannoia-s.

Pas shumë vitesh së bashku ata morën edhe hapin e madh. Ajo e veshur me kostum të bardhë dhe me një atlete argjendi, ndërsa ai me kostum klasik të zi.

Prej disa javësh lajmi i dasmës së çiftit kishte bërë xhiron e internetit, ndërsa Mannoia e konfirmoi papritur duke postuar fotot e dasmës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat