Ledri i pikëlluar për humbjen e Cekës, tregon ushqimin e preferuar që ia përgatiste ajo

Mediale Vip

Ledri i pikëlluar për humbjen e Cekës, tregon ushqimin e preferuar që ia përgatiste ajo

Më: 5 mars 2021 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Ledri u shpreh i pikëlluar për vdekjen e Cekës.

Sot (e premte) ka ndërruar jetë kuzhinierja e njohur shqiptare, Fikrije Ukelli-Ceka.

Ajo njihet për numrin e madh të recetave të cilat ndër vite i ndau me shikuesit në televizion e po ashtu edhe në librin e saj të gatimit.

Përmes një postimi në Instagram, reperi Ledri Vula ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Cekës, ndërsa kujton ushqimin e preferuar që ajo ia përgatiste me shumë qejf.

“Ceko, kurre askush nuk mund te beje me bakllaven me vishnje qe ma bojshe me shume qef. Pusho e qete”, ka shkruar ai.

Ndryshe, kuzhinierja Ceka ishte 80 vjeçe.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat