Martohet Shpat Kasapi

Mediale Vip

Martohet Shpat Kasapi

Më: 6 mars 2021 Në ora: 12:09
Shpat Kasapi dhe Selvija

Shpat Kasapi ka disa muaj që ka bërë publike lidhjen e tij të dashurisë me Selvije Jaon. Në muajin janar dyshja shkëmbyen unazat e fejesës me njëri-tjetrin, duke e çuar lidhjen e tyre në një tjetër nivel.

Mirëpo Shpati dhe Selvija nuk e kanë lënë me kaq, sepse ata kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë sipas rregullave të fesë Islame.

Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit, Selvija ka zbuluar se ajo dhe Shpati janë martuar.

Ata të dy kanë shkuar në xhami dhe kanë bërë kurorëzimin fetar, që sipas gjuhës së islamit njihet me emrin Nikah.

Dikush nga ndjekësit e ka pyetur Selvijen nëse ka bërë plane për martesë me Shpatin dhe ajo është përgjigjur:“Ne kemi bërë kurorëzim fetar, por për dasmë s’kemi ndonjë plan shkaku i pandemisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat