Mos vallë Drake ndau Kim Kardashian nga Kanye West?

Mediale Vip

Mos vallë Drake ndau Kim Kardashian nga Kanye West?

Më: 6 mars 2021 Në ora: 12:39
Kanye West, Kim Kardashian,

Në 19 shkurt Kim Kardashian bëri kërkesë për divorc nga Kanye West në gjykatë, duke i dhënë fund martesës së tyre prej një dekade. Ndërkohë mediat rozë kanë zbuluar arsyen e ndarjes së çiftit të famshëm përmes letrave të divorcit.

Kim Kardashian ka cituar në kerkesën e saj për divorc se arsyeja e ndarjes mes tyre janë “diferencat e papajtueshme”. Në letrat e divorcit, të siguruara nga “The Sun” gjithashtu konfirmohet se ajo po kërkon kujdestarinë për 4 fëmijët e saj, North, 7 vjeçe, Saint 5 vjeç, Chicago 3 vjeçe dhe Psalm 1 vjeç.

Ndërkohë së fundmi në rrjet kanë nisur të qarkullojnë zëra se Kim Kadashian ka pasur në aferë me reperin tjetër, Drake dhe se ai mund të ketë qenë shkaku për ndarjen e saj nga Kanye West.

Kaa qenë vetë Drake ai që i ka hedhur benzinë zjarrit, përmes këngës së tij të fundit “Wants and Needs”. Reperi përmend Kanye West në këngë dhe shprehet: “Unë ndoshta duhet të lidhem me Yeezy-n, më duhet Jezusi/ Por sapo fillova të rrëfeja mëkatet e mia, ai nuk na besoi ne”.

Kënga është pjesë e albumit të tij të ri “Scary Hours 2” dhe të gjithë po e përkthejnë si një dëshmi të lidhjes së fshehtë, Drake-Kim Kardashian. Pavarësisht se reperi nuk e përmend fare këtë të fundit në këngën e tij, fansat në rrjete sociale janë të bindur se Drake i referohet një lidhje të mundshme me Kim.

“LMAO, e di që Kanye West sapo ka dëgjuar atë varg në këngën e re të Drake. Kim Kardashian ka pasur një ngatërresë të vogël”, ka shkruar dikush në Twitter.

“Drake në thelb e pranon se ai e ndau Kim dhe i tha Kanye-s”, shkroi një tjetër.

Kjo këngë vjen pas disa spekulimeve në vitin 2018-të se Drake dhe Kim kanë pasur një flirt me njëri-tjetrin dhe gjithë këto dyshime nisën nga kënga e reperit “In my Feelings”.

“Kiki do you love me?”, shprehej Drake në këngën hit dhe fansat nisën të spekulonin se i referohej Kim Kardashian, duke qenë se motrat e saj i thërrasin me përkëdheli Kiki.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat