Mediat e huaja zbulojnë sa është pasuria e Meghan Markle dhe Princ Harry

Mediale Vip

Mediat e huaja zbulojnë sa është pasuria e Meghan Markle dhe Princ Harry

Më: 7 mars 2021 Në ora: 09:35
Princ Harry dhe Meghan Markle

Mediat e huaja kanë zbuluar së fundmi sa është pasuria e Princ Harry dhe Meghan Markle. Bëhet e ditur se pasuritë e tyre kapin shumën e 5 milionë dollarëve.

“Nëse Mbretëresha Elizabeth ka 500 milionë dollarë, nipërit dhe mbesat kanë një shifër shumë më të vogël në xhepat e tyre”, sipas prestigjozes “Forbes”.

Mësohet nga mediat e huaja se Harry ka trashëguar nga Lady Diana 10 milionë dollarë, Meghan kishte kursyer 2 milionë dollarë falë punës së saj si aktore.

Çifti shpenzoi gati 15 milionë dollarë, nga të cilat 5 milionë tashmë janë paguar, pjesa tjetër do të paguhet në formën e kredisë, për të blerë shtëpinë amerikane në të cilën jetojnë.

“Forbes”, megjithatë, vlerëson se llogaritë së shpejti do të plotësohen falë marrëveshjeve të nënshkruara nga Harry dhe Meghan me prodhimin e dokumentarëve, filmave artistikë dhe shfaqjeve për fëmijë.

Pastaj ata do të bëjnë podcast që do të rrisin pasuritë e tyre deri në 18 milionë dollarë. Megjithatë, “të varfrit” Meghan dhe Harry do të kenë diçka për të jetuar! Në bilanc total, Harry dhe Meghan kanë rreth 5 milionë dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat