“Aktore për Oscar”, Meridianit s’i del e keqja me Tea Trifonin!

Mediale Vip

“Aktore për Oscar”, Meridianit s’i del e keqja me Tea Trifonin!

Më: 7 mars 2021 Në ora: 13:14
Tea Trifoni, Bearti

Tea dhe Bearti janë padyshim çifti më i përfolur i momentit në showbiz. Pasi skandali i lidhjes së tyre u bë publik, në media dhe në rrjet kanë qarkulluar thashetheme të shumta për ta.

Së fundmi, mësohet nga autorja e programit, Olsa Muhameti se çiftin do ta shohim në ekran këtë të dielë në “Për’puthen Prime”. Ata do të jenë në rolin e opinionistëve dhe do të kthehen në studio pas debatit të ashpër që patën me Olsën.

Në Youtube, Tea akuzonte më herët autoren e emisionit se e kishte detyruar të dilte me Andin pasi dinte gjithçka për të dhe Beartin, ndërsa ky i fundit u përplas keq më herët me Olsën, sa ajo deklaroi se kishte nisur një proces gjyqësor.

Mirëpo, këto gjëra që u lanë kaq papritur prapa krahëve e kanë revoltuar opinionistin e “Për’puthen Prime”, Meridian Ramçajn.

Ai nuk i ka ndalur thumbat për Tean, ndërsa së fundmi ka ndarë në InstaStory një video të modifikuar me fytyrën e ish-konkurrentes, e cila fiton një çmim “Oscar”. 

“Mos harroni sonte ndarja e çmimeve Oscar. Regjia më e mirë, skenari më i mirë dhe aktorja më e mirë. Sapun të mbarë”, ka shkruar ai me ironi.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat