Mposhti Covid-19, Ardit Gjebrea rikthehet fuqishëm në ekran dhe ka një mesazh për të gjithë shqiptarët!

Mediale Vip

Mposhti Covid-19, Ardit Gjebrea rikthehet fuqishëm në ekran dhe ka një mesazh për të gjithë shqiptarët!

Më: 7 mars 2021 Në ora: 14:53
Ardit Gjebrea

Moderatori i njohur shqiptar, Ardit Gjebrea, fitoi “betejën “ me koronavirusin. Lajmin e bëri të ditur vetë ai më herët nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku tregoi se ka mposhtur Covid-19 dhe se ndihej më mirë sepse po rikuperohej dita-ditës.

Gjebrea gjeti rastin të falenderojë mjekun dhe infermieren që janë kujdesur për të gjatë kësaj periudhe, bashkëshorten e tij, Anilën, të cilën e quajti ëngjëli mbrojtës, si dhe të gjithë ata që janë interesuar çdo ditë për gjendjen e tij shëndetësore.

“Kaq ishte! Tani filloi rikuperimi dhe së pari falënderoj: dr. Adrian Jorgjin që më ngriti në këmbë, infermiere Florën për durimin, Anilën engjëll mbrojtës për ditët dhe netët pa gjumë, miqtë që çdo mëngjes më mbushnin inbox të ËhatsApp me merakun e tyre. Faleminderit dhe të gjithë ju që më keni shkruar dhe uruar shërim të shpejtë, jeni shumë të mirë dhe bekimet tuaja ishin doza e duhur për të mbajtur optimizmin lart – motiv force! Tani sigurisht do duhet pak kohë deri sa të ndez të 5 motorët, po kush na nxiton? Dielli doli”,- shkroi Arditi krahas postimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat