Cila e ëma dhe cila e bija?

Mediale Vip

Cila e ëma dhe cila e bija?

Më: 12 mars 2021 Në ora: 13:25
Generda Braçe me nenen e saj

Megjithëse nuk fitoi dot zemrën e Saimirit në “Love Story”, Generda Braçe ka fituar zemrat e të gjithë shqiptarëve.

Në llogarinë e saj në Instagram, ish-konkurrentja e emisionit dating numëron mijëra ndjekës, të cilët shohin me kuriozitet të madh postimet e Generdës, e cila tashmë i është kthyer jetës normale.

Së fundmi, ajo ka gjetur kohë për ndjekësit e saj dhe i ka dhënë mundësinë atyre të shprehen, duke e pyetur në InstaStory.

Dikush i ka kërkuar Generdës foto me të ëmën dhe postimi i saj na la me gojë hapur!

Bukuroshja ia ka plotësuar dëshirën ndjekësit duke publikuar një foto me mamanë e saj, ndërsa kjo e fundit duket aq e re sa në fakt ngjan si motra apo shoqja e saj!

“Mamaja ime e bukur”-shkruan Generda krahas fotos dhe ne po fërkojmë sytë!

Para përfundimit të emisionit, u tha se Generda dhe Saimiri ishin të lidhur jashtë “Love Story” dhe gjithçka po e bënin për show, ndërsa zërat “u qetësuan” kur Saimiri zgjodhi të përfundojë me Merin rrugëtimin e tij.

Por, dyshime të reja kanë lindur sërish dhe fajin e kanë postimet në Instagram.

Ndjekësit besojnë  se Saimiri dhe Generda kanë qenë pak ditë më parë së bashku, pasi edhe story-t (nga e njëjta makinë) janë thuajse të ngjashme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat