Nga debati me Elvisin tek rikthimi i Teas, Arjani sqaron gjithçka

Mediale Vip

Nga debati me Elvisin tek rikthimi i Teas, Arjani sqaron gjithçka

Më: 12 mars 2021 Në ora: 16:56
“Përputhen”

Arjan Konomi ka reaguar pas mesazheve që mori lidhur me ndodhitë e fundit në “Përputhen”.

Ditët e fundit, në emisionin “Përputhen” pati debate të ashpra mes konkurrentëve, në të cilat u përfshi edhe opinionisti Arjan Konomi.

Pas gjithë këtyre ngjarjeve, Arjani ka pranuar mesazhe të shumta, ku ndjekësit e kanë kritikuar lidhur me deklaratat e tij.

Përmes një videoje, Arjani ka sqaruar qëndrimin e tij lidhur me gjitha ngjarjet që kanë ndodhur së fundi në emision.

Ai fillimisht ka folur lidhur me çështjen e Elvisit, i cili pas debatit që u shkaktua për një postim, është larguar nga “Përputhen”.

Opinionisti thotë se në emision e ka rolin e një prindi dhe se duhet të ndërhyjë për ta kritikuar njërin, e për të mbrojtur tjetrin.

Konomi në mënyrë indirekte iu përgjigj edhe kritikave për rikthimin e Teas dhe Beartit në emision, pas skandalit.

Ai thotë se konkurrentët në emision bëjnë gabime, nuk persekutohen, por u jepet një mundësi.

“Dua të sqaroj me ju dy situata të rëndësishme. Një ka të bëjë me debatet që janë bërë gjatë këtyre ditëve të fundit dhe për të cilat kam marrë kritika, ofendime nga të rinjtë në lidhje me debatin që është bërë me Locon (Elvisin). Dua të shpjegoj edhe pozicionin tim. Në gjaknxehtësi e sipër, kur dëgjon një vajzë që të thërret Arian më ndihmo dhe një djalë që nuk po i kërkon falje, asnjë nuk e kupton nëse nuk ndodhesh vetë në atë situatë. Ajo që mua më acaroi është se prisja që pas atij debati, ata të dy të ishin takuar, të ishin sqaruar dhe jo të ishtë përkeqësuar zënka akoma më shumë. Në një farë mënyre, unë aty jam si një prind që ka disa fëmijë. Këtë situatë ja kam shpjeguar edhe vetë Locos dhe nuk është një person për t’u
bërë kurban, pavarësisht se mesazhet janë të forta dhe ne nuk duhet të lejojmë këto mesazhe të cilat mund të dëmtojnë atë çfarë jepet në televizion. Kam shumë ankesa pse merrni këtë ose atë në televizion, pse i dhatë këtë rol këtij personazhi. Në emisionin tonë ka patur shumë personazhe që janë pezulluar,
përjashtuar, larguar. Normalisht nuk duhet të japim dhënien e mesazheve negative, por ne këta persona nuk i persekutojmë. Fakti që i marrim dhe i ftojmë në emisione të ndryshme, do të thotë se kemi rolin e prindit, nuk do t’i persekutojmë. Rëndësi ka kur njerëzit kuptojnë gabimet. Të jemi një shembull tolerance dhe jo persekutimi”, u shpreh Arjani.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat