Antonela heq dorë nga Mevlani: Kam nevojë për ...

Mediale Vip

Antonela heq dorë nga Mevlani: Kam nevojë për ...

Më: 12 mars 2021 Në ora: 18:49
Lediana, Mevlani dhe Antonela

Antonela ka bërë deklaratën e fortë.

Antonela që prej se ka hyrë në “Përputhen”, ka deklaruar haptas pëlqimin që ka për Mevlanin.

Madje, ajo ka realizuar disa takime bashkë me të, por Mevlani ishte në mes të saj dhe Ledianës tash e sa kohë.

Gjatë puntantës së sotme, Antonela deklaroi se po heq dorë nga Mevlani, për t’i lënë rrugën e hapur njohjes së tij me Ledianën.

“Meqenëse Mevlani nuk arriti të merrte vendimin deri tash, sot bëj 47 ditë në emision dhe me të vërtetë kam pasur dhe kam pëlqim për të. Kam kuptu se duhet të mënjanohem dhe t’i lë shansin me njoftë Ledianën më shumë dhe nuk dua të bëhem shkak i moskrijimit të një lidhjeje”, u shpreh ajo.

Krejt në fund, Antonela kishte edhe një mesazh për Mevlanin.

“Mevlan, doja të thoja, unë kam nevojë për një mashkull edhe ti s’mundesh me më dhanë kurgjë, edhe ju uroj jetë të lumtur”, përfundoi konkurrentja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat