Pas procedurës për divorc, Kim po fokusohet në karrierën si avokate

Mediale Vip

Pas procedurës për divorc, Kim po fokusohet në karrierën si avokate

Më: 16 mars 2021 Në ora: 10:51
Kim Kardashian

Kim Kardashian duket se të gjithë energjinë që ka do ta transferojë në një sferë tjetër të jetës.

Derisa në rrjet janë duke qarkulluar lajme të shumta për divorcin e saj me Kanye West, ajo ka zgjedhur një rrugë tjetër, shkruan Mirror.

Kjo do të thotë që nëna e katër fëmijëve do të fokusohet më shumë në karrierën si avokate, për të cilën edhe po kryen studime.

Thuhet se Kim po zgjohet në orët e hershme të mëngjesit, për të shfletuar të dhënat që i duhen për profesion.

Bukuroshja brune përndryshe po dëshiron që pas studimeve, të mos jetë një yll televiziv.

Ndërkohë, ajo është duke qëndruar në rezidencën që e ndante me reprin dhe katër fëmijët e tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat