Ajsi Xhaxhaj – Arjan Konomit: Nuk e harroj kur para 10 viteve më dhe forcë

Mediale Vip

Ajsi Xhaxhaj – Arjan Konomit: Nuk e harroj kur para 10 viteve më dhe forcë

Më: 16 mars 2021 Në ora: 17:50
Arjan Konomi dhe Ajsi Xhaxhaj

Një postim i bërë nga Elvisi shkaktoi debat në “Përputhen” pak ditë më parë. Konkurrenti kërkoi të falur duke u shprehur se postimi i tij ishte keqinterpretuar ndërsa Arjan Konomi kërkoi përjashtimin e tij.

Për këtë çështje reaguan edhe personazhe që nuk kanë të bëjnë me “Përputhen”, e një ndër to është Ajsi Xhaxhaj.

Ajsi ka postuar në Instastory momentin kur Arjani kërkon përjashtimin e konkurrentit dhe tregon se opinionisti dikur asaj i ka dhënë kurajo dhe forcë. Ajsi e falenderon publikisht Arjanin duke treguar se nuk e njeh personalisht, por fjalët e tij i kanë dhënë jetë vite më parë kur bëri publike historinë e saj.

Arjan Konomi asnjë si unë mund të të besojë në reagimin për të mbrojtur një femër që i tregojnë lakun e litarit. Dhe dua t’i përgjigjem gjithë atyre mendjeshkurtëve që e interpretojnë si personale. As e njoh dhe as më njeh dhe as e kam takuar kurrë Arjanin, por nuk mund të hesht për të mos thënë historinë time, kur para 10 viteve që isha ende fëmijë dhe denoncova një abuzim, Arjani ishte i vetmi person në botën mediatike që më mbështeti. Fjalët e tij më dhanë kurajo dhe jetë mua dhe familjes sime në atë moment të vështirë kur askush tjetër nuk na dëgjonte. Ti nuk e di Arjan se fjalët e tua më dhanë shumë forcë dhe unë kurrë nuk pata mundësinë të të falenderoja për këtë. Ndaj sot të besoj dhe të mbështes në reagimet e tua, sepse askush si unë të kupton sesa i vërtetë, i drejtpërdrejtë dhe real je në reagimet e tua në situata kaq të rënda. Mos hesito asnjëherë dhe mos u ndiko nga askush për të shprehur zjarrin e mendimit dhe opinionit tënd pavarësisht interpretimeve. Vendit tonë i duhen njerëz si ty Arjan Konomi!

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat