I habitën të gjithë me vendimin, Hailey Bieber tregon pse ajo dhe Justin u martuan aq të rinj

Mediale Vip

I habitën të gjithë me vendimin, Hailey Bieber tregon pse ajo dhe Justin u martuan aq të rinj

Më: 19 mars 2021 Në ora: 08:19
Hailey dhe Justin Bieber

Hailey dhe Justin Bieber kurorëzuan dashurinë me martesë në vitin 2018-të. Asokohe të dy ata ishin shumë të rinj në moshë për të marrë një vendim aq të madh për jetën, ndaj u komentuan gjerë e gjatë për këtë fakt. Së fundmi Hailey ju është përgjigjur të gjithë skeptikëve për martesën e tyre në moshë të hershme dhe ka treguar se çfarë i shtyu të dy të shkonin drejt celebrimit. Kur vendosën të martoheshin Hailey ishte vetëm 21 vjeçe, ndërsa Justin 24.

“Ai ishte në një fazë të jetës kur mund të merrte vendime të tipit: ‘s’merrem më me vajzat, nuk bëj më budallallëqe. Kam hequr dorë nga festat e çmendura'”, është shprehur Hailey për këngëtarin në një intervistë për Elle.

Ajo ka rrëfyer se para se të nisnin historinë e tyre të dashurisë, ata ishin miq shumë të mirë me njëri-tjetrin.

“Ne ishim shokë shumë përpara se historia të bëhej romantike. E dinim se kishim diçka që na lidhte dhe për atë çfarë donim për të ardhmen tonë. Flisnim shpesh për vendimin e martesës në moshë të re. Diskutonim dhe donim një familje të madhe në moshë të vogël. I dinim këto gjëra pa ditur ende se donim të ishim me njëri-tjetrin. U martova kur isha vetëm 21 vjeç, 2 muaj para se të bëhesh 22 që është një moshë çmendurisht e re për diçka të tillë. Duket qesharake kur e thua me zë të lartë, por për mua dhe Justin tingëllon ndryshe”, ka thënë ajo.

Hailey ka shtuar se ata të dy kanë përjetuar shumë eksperienca për moshën që kanë dhe se e kanë ditur gjithmonë çfarë kanë dashur. Sa i përket marrëdhënies së tyre aktuale, modelja është shprehur se si të gjithë çiftet kanë zënkat e tyre, por gjithmonë ja dalin dhe se e shikon veten deri në përjetësi përkrah Justin-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat