Pse emri i djalit të Afërditës (nuk) ngjan me atë të vajzës së Ledrit

Mediale Vip

Pse emri i djalit të Afërditës (nuk) ngjan me atë të vajzës së Ledrit

Më: 20 mars 2021 Në ora: 07:17
Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl, Sky Blue

Pak ditë më parë, super modelja Afërdita Dreshaj u bë nënë për herë të parë.

Si fryt i dashurisë me hokeistin çek Jakub Kindl, erdhi në jetë djali të cilin çifti vendosën ta pagëzojnë me një emër të veçantë.

“Sky Blue” do quhet djali i Afërditës, në shqip “Qielli i kaltër”.

Kaq ka mjaftuar që në rrjet të aludohet me një ngjashmëri me emrin e vajzës së Sarës dhe Ledrit, Poem Blu.

Në fakt, edhe pse mund të tingëllojë i ngjashëm, emrat kanë tjetër kuptim.

Tek Poem Blu, pjesa e dytë e emrit nuk i referohet ngjyrës së kaltër por tjetër gjëje. Poem ka kuptimin “gur i çmuar”. Është një emër arti dhe, si i tillë, paraprin jetën e asaj që e mban. Blu, ndryshe njihet edhe si “Gift from God”, dhuratë nga Zoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat