“Edhe një u mbush”, një tjetër konkurrent i “Për’puthen” lançon këngën e tij të parë

Mediale Vip

“Edhe një u mbush”, një tjetër konkurrent i “Për’puthen” lançon këngën e tij të parë

Më: 1 prill 2021 Në ora: 22:12
Lulzim Jashari

Të futesh në “Për’puthen” së fundmi do të thotë t’i futesh muzikës dhe të lançosh nga një këngë të re çdo muaj. Megjithëse ky format “bërtet” me të madhe se konkurrentët në të shkojnë për të gjetur dashurinë, duket se në të vërtetë shkojnë për të gjetur sponsora për videoklipet e tyre!

Në fillim Mevlani, pastaj iu bashkua Juli. Më vonë Melisa, ndërsa Ana Lleshi deklaroi se shumë shpejt do të sjellë një këngë.

As Ana Kauri s’mbeti pas, duke treguar se ka gjithashtu ndërmend t’i futet muzikës. Po ashtu edhe Antonela kishte lançuar një këngë të sajën 9 vite më parë, ndaj s’është çudi të lançojë sërish ndonjë tjetër.

Por prisni se ka akoma! Ish-konkurrenti Lulzim Jashari i “Për’puthen 1” ka lançuar këngën e tij të parë.

Ai ka njoftuar ndjekësit në Instagram për projektin e tij të ri, i cili titullohet “Filma” dhe vjen në bashkëpunim me Huggo.

Të shumtë janë ata persona që janë habitur nga projekti i ri i Lulzimit në muzikë, teksa i shkruajnë se ai s’ka zë për t’u bërë këngëtar.

Mirëpo, meqë u fut në “Për’puthen”, “famën” e mori, të tjerët po bënin muzikë, pse të mos bënte edhe Lulzimi një këngë si të gjithë?

Kush mbeti akoma? Edhe një se u mbush!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat