Përndjekësi i Kendall Jenner s’paska lënë rehat as Kylie-n!

Mediale Vip

Përndjekësi i Kendall Jenner s’paska lënë rehat as Kylie-n!

Më: 2 prill 2021 Në ora: 14:59
Kendall dhe Kylie Jenner

Modelja Kendall Jenner është frikësuar së fundmi nga një 24-vjeçar, i cili e ka kërcënuar për jetën.

Kështu, ajo ka kërkuar të mbrohet nga profesionistë. Kendall e paraqiti këtë rast të hënën në gjykatë, ku kërkoi një urdhër ndalimi për ta mbrojtur atë nga i riu, i njohur me emrin, Malik Bowker.

“Supermodelja pretendon se një detektive e Departamentit Policor të Los Angeles-it i tregoi asaj për planin e supozuar të Bowker-it. Ajo ka rrëfyer se policia i tha se Bowker kishte planifikuar ta blinte një armë zjarri të paligjshme për ta qëlluar atë dhe pastaj veten”, sipas dokumenteve të reja ligjore të siguruara nga prestigjozia “TMZ”.

Bowker po qëndron i mbyllur përkohësisht në një spital psikiatrik, por e kanë paralajmëruar që ai mund të dalë shumë shpejt prej andej. Gjykatësi siguroi një urdhër ndalesë të përkohshme për mbrojtjen e Jenner dhe Bowker është i detyruar ligjërisht të qëndrojë 100 metra larg saj.

Mirëpo, çfarë nuk dinim është fakti që ky përndjekës paska bërë të njëjtën gjë edhe me Kylie-n!

Sipas letrave të urdhërit të ndalimit, personi në fjalë ka tentuar të futet edhe në ambientin privat të Kylie Jenner, por sigurisht është ndaluar nga rojet e sigurimit.

Ndaj, për të dyja vajzat po merren masa sigurie.

Image
Kendall dhe Kylie Jenner
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat